Amir Rrahmani zbulon dëshirën e madhe që ka për ndeshjen me Maqedoninë në Shkup

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, njëherit anëtarë i skuadrës së Veronës në “Serie A” në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës, ka folur për ndeshjen e madhe kundër Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë fillimisht ishte paraparë të zhvillohej në mars, që më pas të shtyhet për në qershor, ndërsa tashmë zhvillimi i së njëjtës pritet të ndodh në muajin tetor ose nëntor të këtij viti.

Ndërkohë dëshira e kapitenit të prëfaqësueses së Kosovës, është që kjo ndeshje të zhvillohet me praninë e tifozëve.

“Mezi e kemi pritur momentin për të luajtur ndeshje të rëndësishme. Kemi qenë të gatshëm edhe për mars, edhe për qeshor”. Shpresojmë që në tetor apo nëntor kurdo që të luhet kjo ndeshje, të zhvillohet me tifozë”, – ka thënë Rrahmani në një prononcim për RTK.

Ndeshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, siç dihet do të zhvillohet në Shkup, ndërsa fituesi i kësaj përballje do të luaj në finalen e madhe, ku e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, Gjeorgji-Bjellorusi.

Leave a Reply