Galatasaraji do të bëjë çmos që gjatë verës të transferojë yllin shqiptarë të Liverpullit, Xherdan Shaqiri. Futbollisti gjilanas nuk po kalon momente të mira te Liverpulli, ashtu që vazhdimisht po lidhet me një largim të mundshëm nga “Enfilld Roud”.
Ylli kosovar pritet të ndërrojë skuadër, por siç duket edhe ligë. Pasi e shijoi Superligën e Zvicrës, Bundesligën, Serinë A dhe Premierligën, është koha për të luajtur edhe në Superligën e Turqisë.
Sipas mediave turke, Galatasaraji duket se është shumë afër futbollistit shqiptar me pasaportë zvicerane. Galata e ka seriozisht dhe raportohet se do të bëjë të pamundurën që ta rrëmbejë 27 vjeçarin, për të cilin interesohen edhe klube si, Roma, Sevilja dhe CSKA Moska.
Për dy sezone, Shaqiri me fanellën e Liverpullit ka zhvilluar 40 ndeshje, teksa ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar në 6 raste.
Ai me Liverpullin ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa është shumë afër edhe titullit kampion, që skuadrës nga “Enfilld Roud”, tashmë i mungon plotë 30 vite.