Sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili është një objektiv kryesor i “mbretërve” për merkaton e verës, ka shënuar 40 gola me fanellën e RB Salzburg dhe Borusia Dortmund gjatë sezonit aktual, aq sa kanë shënuar të gjithë sulmuesit e Realit këtë sezon.
Te Reali i vetmi që ka shkëqyer dhe që në një farë mënyre i ka dhënë frymë skuadrës “madrilene” ka qenë Karim Benzema, i cili kishte kontribuar me 19 gola.
Megjithatë një dështim total rezultoi të jetë uellsiani, Garet Bejll, i cili assesi nuk po arrinë të gjejë formën e tij të duhur.
Reprezentuesi i Uellsit, ka shënuar vetëm tre herë për Real Madridin këtë edicion, ndërsa nënshkrimi i ri Luka Jovic ka shënuar vetëm dy herë.
Mbrojtësi dhe njëherit kapiteni i skuadrës, Serhio Ramos ka shënuar 7 gola, 5 prej të cilëve nga pika e bardhë, duke u renditur kështu si i dyti në listën e golashënuesve te Reali.
Futbollisti nga i cili pritej shumë më shumë, Eden Hazard, vetëm një herë ka gjetur rrjetën në të gjithë sezonin.
Kësisoj i bie që sulmuesit e Realit, gjithsej kanë shënuar 40 gola këtë sezon, njëjtë sikurse Haaland që i ka shënuar i vetëm.
Kjo mund të jetë njëra ndër arsyet e forta pse Florentino Perez e do aq shumë transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.