Pelisteri prezanton Marko Jovanovskin dhe të tjerët

Pelisteri sot edhe zyrtarisht ka prezantuar emrat e rinj të futbollistëve të angazhuar, në mesin e të cilëve edhe portierin Marko Jovanovski nga rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Drejtuesit e skuadrës fituese të Kupës së Maqedonisë asgjë nuk dëshirojnë ti lënë rastit dhe që me kohë kanë filluar me angazhimin e futbollistëve të rinj.

Përveç Marko Jovanovskit, sot Pelisteri prezanoi edhe tre përforcimet e tjera, Bllagoja Ljamçevskin, Matej Cvetanovskin dhe mesfushorin Oliver Peev.

Mirëpo përveç angazhimeve të futbollistëve të rinj, gjithashtu te skuadra nga Manastiri ka pasur edhe largime.

Pjesë e të “gjelbërve” në sezonin e ri nuk do të jenë braziliani Fernando, mesfushori Bobi Bozhinovski si dhe sulmuesi Bazhe Ilijoski.

Leave a Reply