Elseid Hysaj vazhdon të jetë objektivi kryesor i Romës për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Mbrojtësi shqiptar edhe më parë ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te Roma, teksa si duket tashmë edhe përfundimisht ka vendosur të largohet nga Napoli, pjesë e së cilës skuadër është që nga gushti i vitit 2015-të.
26-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Romës dhe trajneri Fonseka, që po synon afrimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Roma është gati ta jap mbrojtësin e djathtë holandez Rick Karsdorp në këmbim për ta marrë Hysajn.
Nga ana tjetër trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo e pëlqen holandezin dhe sipas “Corriere dello Sport” ky shkëmbim është më se i mundshëm.
Kujtojmë që Hysaj në edicionin e fundit kishte probleme te Napoli pasi kishte humbur vendin e titullar nën urdhrat e Karlo Ançelotit, por me ardhjen e Gatuzos shkodrani ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke shkëlqyer në shumicën e ndeshjeve.