Një ndër emrat më të kërkuar në merkaton e verës, Antuan Grizman, ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke nënshkruar kontratë të re me Atletiko Madridin.
Francezi ka vazhduar kontratën me “jorganxhinjët”, pjesë e të cilëve do të jetë deri në verën e vitit 2022.
“Fillimisht ju kërkojë falje atyre personave që nuk i kuptuan ashtu si duhet fjalët e mia. Ndoshta nuk jam shprehur mirë dhe disa njerëz deshën të përfitojnë nga kjo, duke thënë gjëra që nuk janë të vërteta. E vërteta është se që nga dita e parë e ardhjes sime këtu, unë ndjehem shumë i lumtur dhe gëzohem që do të vazhdojë të mbaj veshur fanellën e Atletiko Madridit” – tha Griezman menjëherë pas kontratës së arritur me ekipin nga “Visente Kallderon”.
Griezman ishte shumë pranë kalimit te Mançester Junajtedi, mirëpo ndalesa nga ana e UEFA-s që Atletiko Madridi të mos transferojë futbollistë të rinj gjatë kësaj vere, bënë që transferimi i tij në “Olld Traford” të bllokohet.
Antuan Griezman pjesë e Atletiko Madridit është për tre sezone me rradhë, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka regjistruar 160 ndeshje dhe 83 gola.