Nejmar refuzon kontratën e re me PSZH-në, sakrifikon shumë për Barcelonën

Ylli brazilian, Nejmar është i vendosur për tu rikthyer tek Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian ka refuzuar propozimin e fundit të PSZH-së për kontratë të re.

Kampioni në fuqi i Francës i ka ofruar kontratë të re brazilianit, ku do të fitonte 100 milionë euro, por që është refuzuar.

Ka qenë e përditshmja “katalunase” Mundo Deportivo që ka raportuar për refuzimin e Nejmar ndaj klubit të tij, pasi dëshira e lojtarit është të rikthehet në “Kamp Nou”.

28-vjeçari është i vendosur të rikthehet te Barcelona dhe ka pranuar edhe ulje të pagës vetëm e vetëm të luaj sërish përkrah Lionel Messit.

Reprezentuesi brazilian është gati të bëjë sakrificë të madhe për Barcelonën pasi do të pranonte të përgjysmonte pagën e tij në rast se rikthehet në “Kamp Nou”.

Por për t’ia bërë ëndrrën realitet brazilianit, tani duhet që edhe Barcelona të sakrifikojë për të.

PSZH është gati ta shes Nejmarin, por për ta lënë të lirë yllin e Kombëtares braziliane duan rreth 150 milionë euro.

Barcelona po ka probleme financiare dhe dëshiron që ta transferojë brazilianin duke e shkëmbyer me një futbollistë.

Mundësia më reale duket shkëmbimi kokë me kokë me francezin Antuan Grizman që është dëshirë e kamotshme e PSZH-së.

Leave a Reply