Pak më parë u mbyllën edhe 5 ndeshjet e fundit të 1/8 së finales në kuadër të Liga Evropa, me ç’rast n uk munguan surprizat. Një ndër ta pa dyshim se është eliminimi i Romës, skuadër kjo e cila sonte në “Olimpiko” nuk arriti të përmbys reuzltatin e ndeshjes së parë përballë Lionit, kur në Francë kishte pësuar disfatë me rezultatin 4:2, njofton “infOSport.mk”.
Sonte të përzgjehdurit e trajnerit Luçiano Spaleti shënuan fitore minimale 2:1, që në fund u tregua shumë e zbehtë, duke përfunduar garat që në këtë fazë.
Për dallim nga Roma, ekipi i Hoze Murinjos, Mançester Junajtedi vazhdoi tutje falë fitores minimale 1:0 në “Olld Traford” ndaj rusëve të Rostovit.
Golin e vetëm të vlefshëm kualifikim për “Djajtë e Kuq” e realizoi spanjolli Huan Mata gjatë pjesës së dytë, derisa përveç tyre një vend për në çerekfinale siguruan edhe Ajaksi, Anderlehti dhe Shallke.
Liga Evropa |
Rezultatet e ndeshjeve të orës 21:05h |
16.03.2017 | Ajax | 2 : 0 | FC Kopenhagen | (1 : 2) |
16.03.2017 | Anderlecht | 1 : 0 | APOEL | (1 : 0) |
16.03.2017 | AS Roma | 2 : 1 | Lyon | (2 : 4) |
16.03.2017 | Manchester Utd | 1 : 0 | FK Rostov | (1 : 1) |
16.03.2017 | Monchengladbach | 2 : 2 | Schalke | (1 : 1) |
Skuadrat e nënvizuara me bold dhe ngjyrë të gjelbërt kanë siguruar një vend për në çerekfinale.
Rezultatet në kllapa janë rezultatet nga ndeshjet e para.