Premierliga është shumë afër rifillimit të sezonit, derisa akoma nuk është marrë ndonjë vendim final.
Sipas planit të shpalosur së fundmi, sezoni do të përfundohet në fusha neutrale, me skuadrat që nuk do të luajnë ndeshjet si nikoqire asnjëherë.
‘The Sun’ ka shkruar se sa i përket emrave të stadiumeve, ku do të luhen ndeshjet, gjithçka do të konfirmohet gjatë javës së ardhshme.
Megjithatë, ata kanë publikuar tetë stadiumet që ndodhen në katër regjione të ndryshme, ku pritet të zhvillohen ndeshjet e mbetura të Premierligës.
“Amex Stadium” (Brajton)
“St Mary’s Stadium” (Sauthempton)
“London Stadium” (Uest Ham)
“Emirates Stadium” (Arsenal)
“King Poëer Stadium” (Leçester Siti)
“Villa Park” (Aston Villa)
“Old Trafford” (Mançester Junajted)
“Etihad Stadium” (Mançester Siti)
Stërvitjet e skuadrave të Premierligës pritet të fillojnë më 18 maj (të plota), kurse ndeshjet mund të luhen nga 12 qershori.