Futbollisti i përfaqësueses së Serbisë, Adem Ljajiç, pa dyshim se është një ndër më të mirët që ka luajtur me skuadrën e Beshiktashit, por ai ka një problem të madh me tifozët e skuadrës së njohur turke.
Tifozët turq nuk po e duan në skuadër serbin, derisa kjo duket se ka ndikuar edhe te trajneri i Beshiktash, Sergen Jalçën, i cili nuk po i jep më hapësira.
Derisa pandemia “Covid-19” po vazhdon, Adem ka marrë një mesazh të qartë nga menaxhmenti i klubit se nuk është më në planet e trajnerit për sezonin e ardhshëm dhe nuk do të jetë në ekip.
Gjithashtu, për t’i bërë gjërat më keq, duket se ka një konflikt midis Ljajiç dhe tifozëve të Beshiktashit, që njihen si një ndër më të zjarrtit në futbollin europian dhe botëror.