Shtëpia e futbollit Evropian ka vlerësuar me nota pozitive organizimin e ndeshjes eliminatore të Botërorit Rusi 2018 ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës që u zhvillua të dielën në “Telekom Arena” në Shkup.
Ndeshja Maqedoni-Spanjë ishte si “Test” për FFM-në (Federatën e futbollit të Maqedonisë), para organizimit të ndeshjes së Superkupës së Evropës që do të zhvillohet me 8 gusht në po të njejtin stadium në Shkup.
FFM në përballjen Maqedoni-Spanjë kishte vendosur disa standarte të reja që nuk ishin implementuar më parë në futbollin vendor. Për herë të parë kishte siguri më të madhe për të arritur deri te stadium “Telekom Arena”, ishin përcaktuar më shumë vend parkime për rreth stadiumit për ekipet e televizionëve dhe në veçanti për VIP personat.
Një lëshim nga organizimi që kërkohet sipas standartave konform UEFA-së, ishte ai i “Mix zonës”, e cila ishte e improvizuar dhe nuk ofronte kushte ideale për punë, gjë që duhet të përmirësohet më vonë.
Gjithsesi kanë mbetur edhe disa gjëra të vogla për t’u korrigjuar deri më 8 gusht, kur do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Evropës 2017 ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit.