Kryetari i Shefit të Mjeksisë në FIFA, Michel D’Hooghe ka bërë thirrje për anulimin e sezonit të Premierligës.
D’Hooghe ka këmbëngulur që futbolli nuk duhet të rifillojë deri në shtator për shkak të pandemisë koronavirus.
Deklarat e tij nuk është pritur mirë nga shumë fansa të futbollit në Angli, që tashë e sa kohë po presin që Premierliga të rifllojë.
“Bota nuk është e gatshme për futboll,” – u shpreh fillimisht D’Hooghe për “Sky Sports Neës”.
“Shpresoj se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt dhe unë sinqerisht ju them se duhet të kemi durim. Futbolli mund të jetë i mundur vetëm nëse kontakti është i mundur përsëri. Futbolli mbetet një sport kontakti dhe kontakti është një nga gjërat e para që të gjithë thonë se duhet të shmangni në këtë kohë. Nëse ata mund të fillonin sezonin 2020-21 në shtator ata përfundimisht mund të shmangnin një sulm të dytë nga virusi”, – është shprehur, Michel D’Hooghe.