UEFA u ka dhënë ultimatum të gjitha ligave europiane që deri më 25 maj të vendosin nëse duan të vazhdojnë garat apo të përfundojnë sezonin.
Përhapaja e koronavirusit ka pezulluar të gjitha aktivitet sportive në botë, teksa UEFA është duke u munduar që të bëjë një zgjidhje sa më të mirë për të dalur nga kjo situatë.
Së fundmi, UEFA ka njoftuar krerët e ligave europiane që të vendosin vetë para datës 25 maj, nëse garat në vendet e tyre përkatëse do vazhdojnë apo jo.
“Federatat Nacionale /apo ligat duhet të jenë në pozitë për t’i kumtuar UEFA-s deri më 25 maj të vitit 2020 planin për rifillimin e garave vendore, përfshirë datën e fillimit dhe formatin e garës. Në rast se gara vendore nuk vazhdohet për arsye që janë legjitime, atëherë UEFA do të kërkojë nga federata nacionale për të shpjeguar deri më 25 maj rrethanat e veçanta që justifikojnë këtë anulim të kampionatit dhe po ashtu të caktohen klubet që do të garojnë në garat e UEFA-s në stinorin 2020/21. Klubet duhet të zgjedhën në bazë të meritave sportive në garat vendore të stinorit 2019/20” – është shkruar në letrën që Aleksander Çeferin, dërguar 55 federatave anëtare të UEFA-s, shkruan ‘Reuters’.
Deri më tani top kampionatet si Premierliga, La Liga, Serie A dhe Bundesliga janë duke punuar në planin për rikthim në futboll dhe vazhdimin e garave.