Lajm i mirë na vjen nga Spanja. Ekipet e La Ligas do të rikthehen në fushat e blerta me datë 4 maj, teksa kampionati pritet të rifillojë në mes të muajit të ardhshëm.
Presidenti i La Ligas, Havier Tebas, ka konfirmuar se ekipet do të kenë mundësinë të stërviten rregullisht nga data 4 maj, duke pasur parasysh se masat ndaj pandemisë “Covid 19” janë ulur ditët e fundit.
Spanja ka qenë një nga vendet më të goditura nga kjo pandemi, pas Kinës, Amerikës dhe Italisë. Më herët, janë anuluar kampionati i Belgjikës, i Holandës dhe i Francës, por La Liga, Premierliga, Bundesliga dhe Serie A pritet të rifillojnë në mesin e muajit maj. Vërtetë lajm i mirë për gjithë dashamirët e futbollit, që pas kësaj pauze të gjatë do të kenë mundësinë të shohin skuadrat e tyre të zemrës nga TOP ligat europiane.