Mesfushori turk me pasaportë gjermane, Mesut Ozil, në vitin 2019, raportohet se është angazhuar shumë në bamirësi dhe e gjitha kjo vije nga kultura familjare. Pavarësisht se tashmë familja e Ozilit është shumë lartë nga ana ekonomike, nëna e tij Guzilar, i ka lënë një letër porosi tepër të vyer futbollistit, të cilën Ozil e ka varur në një prej mureve të shtëpisë.
Ajo i kishte lënë atij një letër ku shkruhej: “Mesut, mos harro bir se ti je thjesht një kalimtar në këtë botë, ashtu si gjithkush. Zoti të ka dhuruar talent, por jo vetëm për veten tende. Nëse nuk e ndan pasurinë e fituar me njerëzit që kanë nevojë për të, atëherë nuk je biri im”.
Ylli gjerman dhe Amine Gulse u martuan në këtë verë, por që në vend të dasmës së tyre dhe parave të majme që do të shpenzoheshin, ata vendosën për të paguar trajtimin e sëmundjeve të 1.000 fëmijëve në nevojë.
Gjest ky shumë i madh dhe human nga ana e yllit të Arsenalit, njëherit bashkëlojtar me dyshen shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, me të cilët ka një miqësi shumë të mirë.