Pas Milot Rashicës dhe Valdrin Mustafës së Hanoverit, ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, ka marrë nën menaxhim edhe një talent tjetër nga Kosova.
Bëhet fjalë për Elton Krasniqin e 2 Korrikut, i cili ka luajtur edhe për Kosovën U15, kurse tani është pjesë e përfaqësueses U-17.
15-vjeçari nga Malisheva, udhëton nga 100 kilomtera në ditë për t’u stërvitur, ndërkohë që është cilësuar nga specialistët si një talent tepër premtues. Ai ka shënuar 82 gola në 25 ndeshja gjatë një edicioni me të rinjët e 2 Korrikut.
Altin Lala, një emër ky i njohur në futbollin gjerman, që tashmë ushtron detyrën e menaxherit me mjaft sukses, është duke punuar për t’i siguruar Krasniqit një transferim jashtë Kosovës, për bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.