Sezoni 2019-2020 ka parë shumë shqiptarë të bëhen protagonistë në futbollin italian. Ata nuk janë vetëm në “Serie A”, por edhe në kategoritë më të ulëta, ndërsa njëri prej tyre është edhe Masimiliano Doda, i cili ka spikatur me një klub të madh italian.
Mbrojtësi i djathtë 19-vjeçar, u transferua te Palermo nga akademia e Sampdorias dhe arriti që të bëhej menjëherë një emër i rëndësishëm te skuadra nga Jugu i Italisë, aty lu luan edhe reprezentuesi maqedonas, Ilija Nestorovski.
Atje Doda ishte titullar i paprekshëm në krahun e djathtë, me bashkëkombësin e tij Kraja i cili gjithashtu shkëlqeu në mesfushë. Por ndryshe nga mesfushori që është në huazim, Doda është i lirë që të nënshkruajë me skuadrën këtë verë, pasi Sampdoria nuk kishte opsion për rifimosjen e tij.
Kështu, me Palermon që po bëhet gati të ngjitet në “Serinë C”, sipas “Corriere Dello Sport”, një nga lëvizjet e para të klubit do të jetë të blindojë Dodën me kontratë afatgjatë si profesionist.
Lojtari shihet nga të gjithë si një nga emrat e rëndësishëm të së ardhmes së Palermos me mundësi shumë të mëdha për t’u përmirësuar e për të ndihmuar klubin historik italian të kthehet përsëri në elitë pas falimentimit të një viti më parë. (vipsport.al)