Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, që aktualisht luan me Napolin, shumë lehtë mund të ndodhë që në sezonin e ri të bëhet em skuadër të re, mirëpo duke mbetur sërish pjesë e “Serie A”.
E ardhmja e shkodranit mund të jetë në kryeqytetin italian, pikërisht te Roma, pasi Napoli mund ta përfshijë “kuqeziun” në tratativën që mund të çojë turkun Xhengiz Under në “San Paolo”.
Një lajm të tillë ka publikuar e përditshmja sportive “Corriere Dello Spor”, e cila shkruan se presidenti “napolitan”, Aurelio De Laurentiis është shumë i interesuar për të marrë te Napoli talentin turk dhe për të ulur disi koston e Under që vlerësohet 25 milionë euro nga Roma.
Në anën tjetër edhe Hysaj pëlqehet shumë nga drejtuesit “verdhekuqë” dhe trajneri i tyre, Fonseka, ashtu që të këto skuadra shumë lehtë mund të ndodhë që të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Ky shkëmbim mund të realizohet në merkaton e verës me Hysajn që mund të hapë një dritare të re në karrierën e tij, duke qenë sërish pjesë e “Serie A”.