Maqedonia e Veriut përforcohet me një ukrainas në prag të sfidës me Kosovën!

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll pritet të përforcohet me mbrojtësin ukrainas të Vardarit, Evgenij Novak para ndeshjes me Kosovën. Një gjë të tillë pohon portali sportiv në gjuhën maqedone, “sportmedia.mk”,  sipas të cilit Novak në shtator do të pajiset me pasaportën e Maqedonisë së Veriut dhe do të fitoj të drejtën që të luajë për këtë përfaqësuese. Ai do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Igor Angelovski për ndeshjen ndaj Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Më 1 shtator ai do t’i bëjë pesë vjet qëndrim në Maqedoni të Veriut, që është kushti kryesor për të marrë nënshtetësinë e vendit tonë.

Novak zyrtarisht i është bashkuar Vardarit të Shkupit më 31 gusht të vitit 2015. Ai plotëson edhe kushtin tjetër për të luajtur për Maqedoninë Veriore, teksa nuk ka luajtur asnjë ndeshje për kombëtren A të Ukrainës.

31-vjeçari Novak ka zhvilluar vetëm një ndeshje me U-21 të Ukrainës.

Ai është formuar si lojtar te Dinamo e Kievit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat si Sevastopol dhe Volyn Lutsk.

Novak vlerësohet si një prej mbrojtësve më të mirë të Vardarit dhe forma e tij duket se ka bindur drejtuesit e Maqedonisë së Veriut, për ta bërë pjesë të ekipit përfaqësues.

Ai me fanellën e Vardarit numëron plotë 125 ndeshje dhe 2 gola të shënuar, teksa 112 ndeshje ka zhvilluar vetëm në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Leave a Reply