Reali i Madridit edhe përkundër krizës me koronavirusin, vazhdon të bëjë planet e merkatos që kapin shifra vërtet të larta, ndërsa njëkohësisht drejtuesit e kësaj skuadre po bëjnë plane edhe rreth projektit për stadiumin e ri.
Impianiti i madrilenëve “Santiago Bernabeu” do i nënshtrohet rinovimeve, të cilat pritet të përfundojnë në vitin 2022.
Plot 500 milionë euro janë vënë në dispozicion për të shndërruar atë që prej vitesh është “shtëpia” e “mbretërve”.
🏟️✨ For more unforgettable moments at home.
🚀 The Santiago Bernabéu of the future.#RMFansEnCasa | #StayHome pic.twitter.com/hgBkr9YrO5— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 13, 2020
Numri i ulëseve nuk do të preket, por do të ketë më tepër suita private. Gjithashtu një ekran gjigant 360 gradë do të vendoset në stadium, që do të jetë edhe një nga më të lartët në botë, teksa shkon në 60 metra lartësi. Por risia më e madhe qendron te çatia e “Santiago Bernabeut”, e cila do të jetë e lëvizshme.
Kështu Reali i Madridit do të luajë në një stadium, ku çatia e tij mund të hapet e të mbyllet sipas nevojave të ndeshjes dhe kjo për një kohë prej 15 minutash.