Talenti norvegjez i Borusia Dortmund, Erling Braut Haaland, i është bashkuar sfidës së Kristiano Ronaldos, duke bërë plot 124 pompa për vetëm 45 sekonda. Haaland i cili duket në formë të shkëlqyer fizike e ka publikuar në profilin e tij zyrtarë në “Instagram”.
Haaland pasi u transferua nga Slabzurgu te Dortmundi, arriti që të ruajë formën e tij të shkëlqyeshme edhe te skuadra gjermane, për të cilën në 11 ndeshje arriti të shënojë 12 gola.
Për fatin e tij të keq, sezoni u ndërpre dhe si të gjithë yjet e tjerë të futbollit, Haaland është në karantinë, mirëpo duke e shfrytëzuar në maksimum me stërvitje individuale, për të ruajtur formën e mirë fizike.