Shkëndija e Tetovës është duke zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve në Slloveni, ndërsa nga nesër do të startojë me ndeshje kontrolluese që do të luaj para startit eliminator të Liga Evropës.
“Kuqezinjtë” fillimisht do të testohen me skuadrën austriake Bad Radbkersburg, me takimin që do të luhet nesër në Austri me fillim në orën 19:00.
Drejtuesit e Shkëndijës dy takimet tjera i kanë përcaktuar me datat 17 dhe 20 qershor. Fillimisht me datë 17 “kuqezinjtë” do të përballen me skuadrën elitare të Kroacisë, Inter Zapreshiç, ndërsa tre ditë më vonë do të luajnë kundër kampionit të shumëfishtë të Sllovenisë, Mariborit.