Konor MekGregor ka reaguar pas lajmit se Khabib Nurmagomedov nuk do të duelojë ndaj Tony Ferguson në eventin UFC-249.
Ky event ishte paraparë të zhvillohet me datë 18 prill, edhe pse ende nuk ka një vend se ku do të zhvillohet ai për shkak të Koronavirus.
“Të dy, Tony dhe Khabib luanin lojën e pulës, se kush është pulë dhe kush tërhiqet i pari. Khabib humbi këtë sfidë dhe u tërhoq. Tashmë ai është tërhequr 3 herë nga kjo sifdë, ndërsa Tony 2 herë”, tha MekGregor.
Më tej, irlandezi tha: “Khabib iku i frikësuar në shtëpinë e tij, u largua nga Amerikë. Urime Tony për fitoren”.
Në fund, MekGregor tha se është gati të duelojë.
“Jam në formën e duhur për t’u ndeshur dhe jam gati. Në fillim i thashë vetes që jam me fat që nuk kam një duel në këtë periudhë. Gjithsesi, nëse do të kisha do të dueloja dhe fitoja”, – tha MekGregor.