Ferhan Hasani flet për një rikthim te Shkëndija: “Është klubi im i zemrës”

Ferhan Hasani është ende në pritje të rifillimit të futbollit për të nisur aventurën e tij me HJK Helsinkin në Finlandë, klub tek i cili u transferua para disa muajsh.

Aktualisht ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Finlandë edhe pse masat në vendin skandinav nuk janë aq të rrepta sikur në Maqedoninë e Veriut nga emergjenca e koronavirusit.

Në një intervistë për “Fan Zone” në Supersport, Ferhan Hasani foli edhe për një rikthim të mundshëm te Shkëndija ose një të ardhme në kampionatin shqiptar.

“Sa fillova të marr veten, ndodhi kjo që nuk duhej. Nuk kemi çfarë të bëjmë pasi kjo është në të gjithë botën. Dalim jashtë dhe nuk është problem. Deri tani janë 1000 raste të prekurish, por vetëm nuk lejohemi nga 5 persona në grup”.

“A do kthehem te Shkëndija e Tetovës ose të kaloj te Partizani? Tani jam lojtar i Helsinikit, por shpresoj që në të ardhmen të luaj në Shqipëri. Shkëndija është klubi im i zemrës, por nuk e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja”.

 

Leave a Reply