Nëse pyetni se a e keni parë Ronaldon duke luajtur? Të gjithë tifozët e futbollit pyesin nëse bëhet fjalë për brazilianin apo portugezin.
Të dy kanë të njëjtin mbiemër dhe janë ndër futbollistët më të mëdhenj në histori të futbollit, por Luiz Nazario de Lima Ronaldo dhe Kristiano Ronaldo janë përballur vetëm njëherë mes vete, edhe atë plotë 15 vite më parë.
Të dy ishin në fushë nga minuta e parë, por që ishin kundërshtar në një ndeshje miqësore të organizuar nga miku i tyre, Luis Figo.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Algarve në Portugali në praninë e 25 mijë tifozëve.
Ronaldo i vjetër dhe më me përvojë në atë kohë fitoi ndeshjen 2-1, pikërisht me dy golat e shënuar nga braziliani që ishte në skuadër me Luis Figon.
Është e vështirë të gjendet inçizimi i atij takimi, mirëpo një fans i zjarrtë i futbollit ka një video që ka publikuar me përmbledhjen e momenteve më të mira nga kjo ndeshje.
Kristiano në atë kohë ishte vetëm 20 vjeçar dhe kishte dy vite që kishte kompletuar transferimin e tij nga Sportingu i Lisbonës te Mançester Junajtedi.
Portugezi gjatë karrierës së tij ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, ndërkohë në anën tjetër braziliani Ronaldo këtë çmim e kishte fituar tre herë.