Koronavirusi ka shkaktuar një kaos të vërtetë në futbollin europian dhe botëror, përfshirë këtu edhe Premierligën angleze. Megjithatë siç raporton “The Athletic” shumica e klubeve kanë qenë për vazhdimin e ndeshjeve pasi që në të kundërtën do të humbasin miliona euro.
Po ashtu sipas këtyre raportimeve gjatë mbledhjes së klubeve, njëra nga këto klube ka propozuar që ndeshjet të zhvillohen në Kinë.
Kjo ide e propozuar pritet të diskutohet nga të gjitha 20 klubet e Premierligës gjatë një konference që do ta mbajnë të premten pasdite.
Aktualisht Liverpulli është lider në rënditjen tabelare dhe nëse ndeshjet do të rifillojnë përsëri ka shumë mundësi që skuadra e Klop të shpallet kampione, duke pasur parasysh se ka një epërsi prej 25 pikëve ndaj skuadrës së dytë në renditje, Mançester Siti.