Plot 2.5 miliard euro do të japë FIFA për Federatat e Futbollit në të gjithë botën, duke u munduar sadopak qe me këto mjete të kompensojnë krizën ekonomike të krijuar nga Koronavirusi.
“The Neë York Times” raporton se FIFA ka gati një plan “Marshall”, një term i përdorur rëndomtë në botën e ekonomisë.
2.5 miliard eurot pritet të ndihmojë jo pak Federatat e Futbollit, si dhe klubet, që nuk po arrijnë të likuidojnë çdo shpenzim të tyrin.
Forma e saktë dhe detajet e ndihmës ende nuk janë të qarta, mirëpo të njëjtat pritet të strukturohen deri në fund të javës, që më pas të zhvillohen bisedime me Federatat e futbollit.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të ndihmuan shtetet e Europës Perendimore me 13 miliard dollarë, me qëllim që të ngriten ekonomikisht.
Pikërisht ky plan mban emrin e ish sekretarit të përgjithshëm të SHBA-ve, Xhorxh Marshall.