Ish-portieri i Turqisë dhe Barcelonës, Rushtu Rexhber, është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pasi ditë më parë u prek nga pandemia koronavirus.
Në fundjavë, Rushtu u dërgua urgjentisht në spital për shkak se nuk ishte ndier mirë dhe u diagnostikua me “Covid-19”, transmeton Gazeta Express.
Bashkëshortja e tij, Isil, ishte e para në familjen e tij që u infektua me koronavirus pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.
46-vjeçari Rexhber gjatë karrierës së tij i ka përfaqësuar klubet si Fenerbahçe, Beshiktas dhe Antalyaspor në Turqi, teksa kishte pasur edhe një aventurë të shkurtër te skuadra e Barcelonës. Ai mban rekordin për më së shumti paraqitje me fanellën e Kombëtares së Turqisë, pasi i ka zhvilluar plot 120 ndeshje gjatë gati dy dekadave në portën e ekipit kombëtar.
Mediat turke raportojnë se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ku po shërohet nga koronavirusi.