Çfarë do të ndodh me sezonin aktual të “Serie A”. Kjo është paqartësia më e madhe për momentin, e që po qarkullon më së shumti nëpër mediat italiane.
Gadishulli apenin është vendi më i prekur nga koronavirusi në mbarë Botën, sidomos veriu i vendit aty nga vijnë skuadrat më të forta të Italisë.
“Calciomercato” ka bërë një shkrim për fatin e kampionatit nëse vendoset për më të keqen, anulimin e të gjitha garave për këtë vit.
Në këtë rast, sezoni 2019/20 nuk do të ketë kampion por ajo që duhet të zgjidhet është fati i skuadrave që do të luajnë në Europë.
Sipas tyre në sezonin e ardhshëm do të përfaqësojnë skuadrat që ishin këtë vit, Juventus, Napoli, Inter dhe Atalanta në Ligën e Kampionëve, ndërsa Milan, Lacio dhe Roma në Liga Europa.
Padyshim skuadra më e dëmtuar në këtë skenar do të jetë Lacio e Thomas Strakoshës që është duke kaluar një sezon fantastik.
Gjithashtu nuk do të ketë lëvizje as për skuadrat e fundit, ku edhe për një sezon do të qëndrojnë në ligë.