David Domgjoni u largua nga Laçi në merkaton e janarit, për të kaluar te skuadra turke e Menemenspor për shifrën e 50 mijë eurove. Pa dyshim se ky transferim i bëri mirë mbrojtësit shqiptarë, të cilit i kanë mjaftuar vetëm dy muaj për të tërhequr vëmendjen në Turqi.
Sipas asaj që shkruan “Aksam”, për mbrojtësin shtatëlart interesohen dy ekipet e mëdha turke si Fenerbahçe dhe Beshiktashi.
Madje thuhet se trajneri i Fenerbahçes ka folur me trajnerin e Menemnensporit, për ta marrë atë gjatë merkaton e verës.
Gjithashtu burimi i sipërpërmendur, e konsideron mbrojtësin me Merih Demiralin që luan te Juventusi, për shkak të agresivitetit që ai ka në fushën e blertë.