Real Madridi në Brazil si duket e ka gjetur “Kaka-n e ri’. Skuadra e njohur spanjolle do të tentojë që të transferojë futbollistin e Sao Paolo, Igor Gomes që në afatin kalimtarë të verës.
Talenti brazilian ka stilin e njëjtë të lojës me atë të ish futbollistit madrilen, Kaka dhe në Brazil më shumë e njohin si ‘Kaka i ri’.
Skuadra braziliane nuk do ta lëshojë edhe aq lehtë lojtarin, ndërsa sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Reali për shërbimet e këtij talenti të ri do të duhet të paguar plotë 50 milionë euro.
Gomes po ashtu lidhet edhe me një kalim te Milani, mirëpo “madrilenët” janë duke e udhëhequr garë për transferimin e tij.