Arsenal ka hapur bisedimet me yllin e Real Betis, Nabil Fekir. Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” e duan Fekir në “Emirates”, ndërsa bisedimet tashmë kanë filluar.
Te Arsenali, Fekir shihet si zëvendësuesi i mesfushorit, Dani Sebajos, i cili në verë do rikthehet te Real Madridi.
Fekir iu bashkua Real Betisit verën e kaluar për 17 milionë euro nga skuadra franceze e Lion, ndërsa Arsenal duhet të paguajë 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Arsenal edhe verën e kaluar interesohej për Nabil Fekir, mirëpo në fund futbollisti i kombëtares franceze vendosi për Betisin.