Dita e sotme është e veçantë për futbollistin e kombëtares, Taulant Xhaka. Mesfushori energjik i Bazelit, feston datëlindjen e 29-të, ndërsa festa e sotme bashkohet me një gëzim edhe më të madh, siç ishte ardhja në jetë e djalit të tij parë para pak ditëve.
Kështu, atmosfera në familjen Xhaka është tejet pozitive, ndërsa së fundmi një surprizë për lojtarin ka ardhur edhe nga faqja e UEFA, e cila i ka dedikuar një përshëndetje me rastin e datëlindjes.
Në të është postuar goli i shënuar nga mesfushori në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit, një takim të cilin Shqipëria e fitoi me rezultatin 1-0, pikërisht falë realizimit të Xhakës.