Dy vite më parë në Shkup përfaqësuesja U19 e Maqedonisë shënoi një fitore të madhe 2:0 ndaj moshatarëve të Anglisë, e vlefshme për turneun elitar të UEFA-së për kualifikim në Kampionatin Europian, njofton “infOSport.mk”.
Jani Atanasov, aktualisht futbollistë i Bursaspor, vetëm pas 3 minutave lojë prodhoi një kryevepër dhe shënoi gol të bukur me gërshërë për avantazh 1:0 të Maqedonisë, teksa në kohën shtesë shpresat e vendit sollën edhe golin e dytë kur Çurlinov dhe Manevski prodhojnë aksion të bukur, ndërsa Dimitar Mitrovski sjell përfundim të saktë për të vulosur fitoren 2:0.
Mirëpo kjo fitore e Maqedonisë U19 në fund vlente vetëm për prestigj, pasi që nuk mjaftoi për të lëvizur nga vendi i fundit në grupin kualifikues, ku gjithashtu bënin pjesë edhe Hungaria dhe Letonia.