UEFA, FIFA dhe federatat e futbollit anembanë Europës janë në një pozicion të vështirë. Pandemia prej Koronavirusit i ka vënë të gjithë në vështirësi dhe për momentin futbolli është ndalur thuajse kudo.
Para pak kohësh UEFA vendosi të shtyej EURO 2020, ndërkohë që një ditë më parë u shtynë edhe Lojërat Olimpike.
Direktiva e parë e qeverisë evropiane të futbollit ishte përfundimi i kampionateve deri më 30 qershor. Kjo duket një ide që nuk mund të vihet në jetë, pasi situata ende nuk njeh përmirësim dhe gjasat janë që të mos mund të rifillohet të luhet deri në qershor.
Zgjidhja, sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, është që të vazhdohet deri në muajin gusht.
Pasi të ndodhë kjo, mendohet që të zhvillohen edhe ndeshjet e mbetura në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa.