Konfirmohet rasti i parë me koronavirus tek Atalanta e Berat Xhimshitit. Bëhet fjalë për portierin, Marko Sportiello, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar nga vetë klubi nga Bergamo.
“Ju njoftojmë se autoritetet lokale shëndetësore na kanë komunikuar infektimin me ‘COVID-19’ të lojtarit Marko Sportiello. Portieri është aktualisht pa simptoma. Në karantinë përveç Sportiello, po qëndrojnë edhe gjithë futbollistët e tjerë, të cilët do të qëndrojnë deri me 27 mars”, – thuhet në deklaratën e skuadrës së Atalantas.
Kujtojmë pjesë e kësaj skuadre është edhe anëtari i Kombëtares shqiptare, Berat Xhimsiti, i cili do të qëndroj i izoluar si pjesa tjetër e skuadrës.