Njihuni me shqiptarin e lindur në Kanada që dëshiron të luaj për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare tashmë ka dhe një tjetër futbollist si opsion për ta zgjedhur në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Kosovar Sadiki, i cili është pjesë e Hibernian në Skoci, por që aktalisht në formë huazimi luan me skuadrën finlandeze të Finn Harps.

Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, i cili ka lindur në Gjermani në gusht të vitit 1998 pasi familja e tij u largua nga Kosova pasi aty kishte krisur lufta, e më pas familja Sadiki të shpërngulej në Kanada, ku do të kujdeseshin për ta.

Shtatlarti ka përfaqësuar Kanadan deri në moshat U-23 duke marrë pjesë edhe në turne, e tashmë në një intervistë të dhënë për mediat skoceze, Sadiki ka zbuluar se zemra e tij rreh për Shqipërinë dhe do të që luaj sa më shpejtë me ngjyrat “kuq e zi”.

“Kam patur një bisedë me trajnerin e Kanadasë tek të rinjtë pas ‘Turneut Toulon’ dhe i thashë që kam zgjedhur Shqipërinë. Tani jam duke kaluar edhe pjesën proceduriale për sa i përket pasaportës. Familja ime dhe unë jemi patriot, jam krenar që jam shqiptar, gjaku i familjes sime është nga Shqipëria. Nuk ka qenë e mundur më parë për shkak të situatës me pasaportat. Kanadaja u kujdes për prindërit dhe gjyshërit e mi kur erdhën si refugjatë. Ishte e ndërlikuar se për kë të luaja, por zgjodha Shqipërinë. Unë dua të luaj për Shqipërinë dhe kjo do të varet nga mënyra se si do të paraqitem në Finlandë me skuadrën e Harps këtë sezon. Nëse bëj ndeshje të mira në këtë nivel dhe në këtë kampionat, do të bëjë një ndryshim të madh. Ndërsa sa i përket trajnerit të Hibernianit, flas me të pas çdo ndeshje” – është shprehur Sadiki, i cili përveç Shqipërisë, mund të zgjedh të luaj edhe me Kosovën, Kanadanë, Suedinë dhe Gjermaninë.

 

Leave a Reply