Skandalet në futbollin afrikan nuk kanë të ndalur, teksa së fundmi ka ndodhur një rrëmbim sikur nëpër filma në Nigeri, ku janë marrë peng dy futbollistë të skuadrës së Enyimba Football Club.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nigerian, që ka njoftuar se futbollistët, Dayo Ojo dhe Benjamin Iluyomade janë personat në fjalë të marrë peng nga disa persona të armatosur.
Kjo ngjarje ka ndodhur para dy ditësh, në kohën që futbollistët po udhëtonin për në qytetin e Akures për shkak se kampionati edhe në Nigeri është pezulluar për shkak Koronavirusit. I vetmi që i shpëtoi rrëmbimit ishte Emmanuel James.
Klubi nigerian po mban kontakte me familjen e Ojos, i cili mendohet të jetë dhe objektivi nga autorët.
Ndërkohe familja e tij ka kërkuar lirimin e tij, por ende nuk ka asnjë lajm mbi dy futbollistët e rrëmbyer.