FFM ka blerë tre automjete ambulance me dedikim për Spitalin e Qytetit të Shkupit, si donacion në këto momente të krizës me shëndetin e qytetarëve shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Në kohën kur futbolli dhe sportet në përgjithësi janë të paralizuara në tërrësi dhe kur virusi COVID-19 është sfida e vetme dhe kryesore në gjithë botën, presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini vjen me një gjest të madh humanitarë. Drejtuesit e FFM-së kanë gjetur mënyrë origjinale për të qenë aktiv në interes të shoqërisë në përgjithësi pikërisht në kohën kur sporti ka dalë në plan të dytë, pasi realisht për momentin nuk ka kuptim e as hapsirë të flasësh për të. FFM blenë tre automjete ambulance me dedikim për Spitalin e Qytetit të Shkupit, si donacion në këto momente të krizës me shëndetin e qytetarëve shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Numri një i shtëpisë së futbollit vendorë, Sejdini ka firmosur edhe zyrtarisht kontratën për blerjen e tre automjeteve të tipit Citroen, prodhim i vitit 2020, të cilat do të përshtaten në makina ambulance me të gjitha paisjet e nevojshme për një ambulancë lëvizëse bashkëkohore. Të njejtat vihen në dispozicion të Spitalit të Qytetit të Shkupit në drejtim të ritjes së kapaciteteve për intervenim dhe ofrim të asistencës mjekësore në këtë periudhë të krizës dhe “luftës” me virusin korona, që vazhdon shtrirjen në vendin tonë.
Gjest i madh, human dhe për tu përshendetur i Federatës së futbollit të Maqedonisë që edhe një herë dëshmon në vepër kujdesin e veçantë për shoqërinë jo vetëm sportive, por në përgjithësi në vend.