Ish futbollisti i Pobedës “mbreti” nigerian i Europës!

Ish futbollisti i Pobedës, Kyrian Nvabueze, sipas të dhënave statistikore të “Allnigeriasoccer.com” ka rezultuar si golashënuesi më i mirë nigerian në kampionatet europiane. Nigeriani 27-vjeçar me pasaportë amerikane pjesë e Pobedës ishte nga gushti i vitit 2018-të deri janarin e vitit 2019-të, ndërsa aktualisht është pjesë e skuadrës shqiptare të KF Laçi.

Nvabueze është një surprizë e këndshme e Superligës shqiptare, aty ku në 25 ndeshje ka shënuar 17 gola, 14 prej të cilëve në 15 ndeshjet e tij të para.

Në vend të dytë nga futbollistët nigerian që luajnë në Europë, kur janë në pyetje golat e shënuar, renditet Cyriel Dessers i skuadrës holandeze të Heracles Almelo.

25-vjeçari i lindur në Belgjikë ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje të zhvilluara në “Eredivisie” këtë sezon, teksa pas tij vijon Kingsley Onuegbu, i cili me Nea Salamina Famagusta në kampionatin qipriot në 23 ndeshje ka shënuar 14 gola.

Victor Osimhen i skuadrës franceze të Lille, me 13 gola të shënuar në Ligue 1 në 27 ndeshje renditet i katërti në këtë listë, teksa TOP5-shi mbyllet me ish sulmuesin e Romës, Sadiq Umar, i cili aktualisht luan në Serbi me skuadrën e Partizanit. Nigeriani 23-vjeçar në elitën e futbollit serb me skuadrën “bardhezi” nga Beogradu në 22 ndeshje këtë edicion ka shënuar 11 gola.

Leave a Reply