Futbollisti kumanovar i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji pas ndeshjes me Izraelin që “Kuqezinjët” triumfuan me rezultat 0:3 është shprehur i kënaqur me lojën e ekipit, duke shpresuar që të vazhdojnë këtë rritëm edhe në ndeshjet e radhës.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, kemi treguar që jemi një ekip i madh dhe shumë më i fortë se Izraeli. Nuk besoj që kemi probleme. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Jam krenar dhe jam i kënaqur kur vij në kombëtare, dua ti luaj të gjitha ndeshjet por është trajneri ai që vendos”, është shprehur Aliji, pas fitores ndaj Izraelit.
Aliji në ndeshjen me Izraelin ishte i përfshirë në formacionin startues dhe luajti gjithë takimin, ku dha kontributin e tij për tre pikë të reja të Kombëtares në këtë cikël eliminator.