Arijan Ademi tregon tmerrin pas tërmetit në Zagreb

Sot në mëngjes (e diel, 22 mars) Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë, është goditur nga disa tërmete të mëdha.

Kapiteni i Dinamo Zagrebit, njëherit anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi i ka treguar gazetarit sportiv, Reshat Ibrahimi për tmerrin e përjetuar mëngjesin e sotëm, kur tërmeti më i fuqishëm me magnitudë prej 5.3 shkallësh kishte goditur diku rreth orës 06:24 të mëngjesit.

Për fat të mirë futbollisti shqiptarë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

“Faleminderit jam mirë. Ishte një dridhje e fuqishme, megjithatë të gjithë jemi mirë. Unë isha në banesë, u dridh ndërtesa, pasi jetoj afër qendrës së Zagrebit, kur ndodhën tërmetet, por për fat të mirë asgjë trishtuese. Në banesë kemi dëmtime shumë të vogla. Tani është gjithçka në rregull”, – i deklaroi Arijan Ademi nga Zagrebi gazetarit Reshat Ibrahimi.

Deri në këto momente nuk ka informacione të sakta a ka ose jo njerëz që mund të ndodhin eventualisht nën rënoja.

Përveç këtyre dëmeve, mediat e rajonit shkruajnë se tërmeti ka shkaktuar edhe disa zjarë, ndërsa shumë njerëz që nga mëngjesi, përfshirë këtu edhe jehonat  e disa spitaleve në Zagreb kishin dale në rrrugë nga frika e dridhjeve të reja.

Leave a Reply