Maqedonia e Veriut dhe Kosova me 4 qershor pritet të përballen njëra me tjetrën në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, që ju jep shansin atyre për një vend në Euro 2021. Kjo përballje do të vë përballë edhe disa futbollistë shqiptarë nga rradhët e Maqedonisë së Veriut, që do të duhet të ju kundërvihen shokëve të tyre në anën tjetër.
Alioski thotë se te Kosova ka shumë miq, duke potencuar me më së miri qëndron me Florent Hadërgjonaj, ndërsa kjo miqësi ka mbetur që nga koha kur edhe futbollisti kosovar ishte pjesë e futbollit anglez dhe luante me ekipin e Hadersfilld,
dy qytete këto që janë afër njëra tjetrës dhe që ju mundësonte atyre shoqërimin. Hadërgjonaj tashmë është pjesë e skuadrës turke të Kasimpasha, mirëpo edhe përkundër kësaj largësie, Alioski thotë se kontakton për çdo ditë me futbollistin kosovar.
“Kosova është surpriza e Ligës së Kombeve. Ata kanë një skuadër me futbollistë të rinj dhe të talentuar, si Rashica Muriqi, Hadërgjonaj. Unë kam shumë respekt për Kosovën, pasi aty kam edhe shumë miq. Florent Hadërgjonaj e kam shumë shok të mirë. Deri sa luante te Huddersifield jemi takuar pothuajse çdo ditë, sepse Ledds dhe Hudersfield janë qytete shumë afër njëri me tjetrin. Edhe tani kur ai është në Kasimpasa kontaktojmë për çdo ditë. Edhe ai e di se Maqedonia ka ekip të mirë, por nuk flasim për ndeshjen”, – deklaroi Alioski për faqen e kolegut tonë, Reshat Ibrahimi.