Arbitri i Superligës shqiptare mbeti në Gjermani, Igli Tare bën gjestin e madh

Arbitri i njohur nga Superliga e Shqipërisë, Klajdi Kola i cili para disa orësh bëri thirrje se kishte ngecur në Gjermani së bashku me shumë shqiptarë të tjerë dhe askush nuk është kujtuar t’i ndihmoj, ka reaguar sërish në rrjetin e tij social.

Apeli i parë i Klajdi Kolës ishte ndaj kryeministrit shqiptarë, Edi Rama për t’i ndihmuar duke iu mundësuar udhëtimin, ndërsa më pas në një komunikim për “neësport.al”, arbitri deklaroi se në komunikimet me Ministrinë e Jashtme iu kishin thënë të gjenin miq e shokë për tu akomoduar.

Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale arbitri bën të ditur se kishte komunikuar me Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe prisnin përgjigje prej tyre. Ndërkohë që udhëzon të gjithë shqiptarët e ngecur në Gjermani të bëjnë të njëjtën gjë duke kontaktuar Ambasadën në Berlin.

Në mbyllje të postimit, Klajdi Kola falenderon Ambasadën dhe Igli Taren, i cili si duket ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin e arbitrit.

Leave a Reply