Stefan El Sharavi po kërkon të rikthehet te Roma. Ish sulmuesi i Milanit nga rradhët e skuadrës nga kryeqendra italiane u largua verën e vitit të kaluar, duke kaluar në rradhët e skuadrë skineze të Shanghai Greeland Shenhua, aty ku ka një pagë vjetore në vlerë prej 14 milionë euro.
Roma nga shitja e tij thuhet të ketë fituar 16 milionë euro.
Mediat italiane tashmë shkruajnë se El Sharavi dëshiron të kthehet te Roma, dhe është i gatshëm të shkurtojë masivisht pagën e tij.
27 vjeçari ka luajtur në kryeqytet për katër sezone, duke shënuar 34 gola në “Serie A”, aty ku numëron gjithsej 195 ndeshje dhe 55 gola të shënuar. Kujtojmë Sharavi në “Serie A” ka luajtur edhe me Xhenoan dhe Milanin.