Entoni Xhoshua dhe Tajson Fjuri mund të përballen më herët sesa kemi menduar gjithë neve.
Edhe pse që të dy këta boksier tashmë kanë caktuar meçet e tyre me Pulev dhe Uilder, situata mund të ndryshojë.
Sipas Edi Hern, promotorit të Xhoshua, për shkak të pandemisë Covid-19, Fjuri dhe Xhoshua mund të jetë ndeshja e radhës.
“Krejt rastësisht, dueli Xhoshua – Fjuri mund të ndodh më herët, madje para asaj me Pulev, nëse ndeshja me bullgarin do të shtyhej për pas verës” – ka thënë Hern, transmeton lajmi.net.
“Dua të them, çdo gjë është e mundur, por sigurisht se Uilder do të kërkojë revanshin” – ka shtuar Hern.
Mbetet të shihet nëse koronavirusi do të shtyjë duelin mes Xhoshua dhe Pulev, dhe të aranzhohet një duel me kampionin Tajson Fjuri.