Aliti vjen me një mesazh të madh, qëndroni në shtëpi, në qershor e realizojmë ëndrrën

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti nëpërmjet një mesazhi ka apeluar të qytetarët e Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që ta përballojmë më lehtë situatën me koronavirusin, që ka kapluar gjithë Botën, përfshirë këtu edhe vendin tonë.

“Të dashur qytetarë të Kosovës dhe adhurues të futbollit, e di se po i kaloni disa ditë të vështira të mbyllur brenda, por është shumë e rëndësishme t’i respektojmë rregullat dhe udhëzimet e shtetit tonë. Të rrimë brenda mbyllur që ky virus të kalojë sa më shpejt. Bashkë jemi më të fortë dhe e kalojmë edhe këtë sfidë. Takohemi në qershor për të realizuar ëndrrën tonë – Kosovën tonë ta çojmë në Kampionatin Evropian. Forca Kosova!”, ka theksuar mbrojtësi i “Dardanëve”, Fidan Aliti në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale të FFK-së.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës @fidanaliti ka një mesazh për të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë periudhë të vështirë si pasojë e koronavirusit Covid-19. #qëndronështëpi #papanik #mekujdes #dardanet 🙏🇽🇰💪

Публикувахте от Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova в Петък, 20 март 2020 г.

 

Leave a Reply