Futbollisti i Real Madridit, Luka Joviq nuk i kishte përfillur urdhërat që të qëndronte në izolim dhe kishte marrë pjesë në një festë në Beograd.
E kjo gjë ka bërë që të reagojnë shumë figura të larta sportive por edhe shtetërore, shkruan “IndeksOnline”.
Ndaj papërgjegjshmërisë së tij ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç e cila ka thënë: “Ne kemi shembuj negativë të yjeve tanë të futbollit që marrin miliona dhe injorojnë izolimin e detyrueshëm kur kthehen në shtëpi”.
Ndërkohë Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç e ka paralajmëruar klubin e madh spanjoll, Real Madridin duke thënë:
“Nëse ai largohet nga banesa e tij, ai do të arrestohet. Unë mendoj se i vjen keq për atë që ka bërë, por unë do ta bëj të qartë për atë se jeta e popullit tonë është më e rëndësishme se miliona e tij“.
Kurse futbollisti ka thënë që i vjen keq që nuk e kanë informuar mjaftueshëm se si duhet të sillet në izolim.