Pier Emerik Obamejang nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën me Arsenalin dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet me parametra zero në verën e vitit 2021.
Ish-sulmuesi i Dortmundit ka edhe 15 muaj kontratë me “topçinjtë” dhe do të vazhdojë aventurën e tij me Arsenalin deri në verën e vitit tjetër, për të larguar më pas me 0 euro.
Dy klubet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit nga Gaboni janë Barcelona dhe Interi.
Obamejang te Arsenali arriti janarin e vitit 2018-të, ndërsa brenda kësaj periudhe të kaluar te skuadra londineze, në 97 ndeshje ka shënuar plotë 61 gola, 20 prej të cilëve gjatë sezonit aktual (17 në Premierligë dhe 3 në Liga Europa).