Futbolli ndalon edhe në Turqi

Tashmë është zyrtare dhe Turqia bëhet vendi i fundit në Europë që ndalon futbollin për shkak të koronavirusit. Edhe përkundër kësaj pandemie të përhapur në gjithë Botën, drejtuesit e Federatës turke të futbollit deri më tani nuk e kishin parë të arsyeshme të ndalnin futbollin.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme ndodhi ajo që shumica e prisnin, teksa në Turqi u njoftua edhe për viktimën e dytë për shkak të Covid-19.

Kështu të gjitha ligat e futbollit në Turqi do të ndërpriten për një afat të pacaktuar, me qëllim evitimin e përhapjes në mase të madhe të tkëtij virusi të rrezikshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e sporteve, e cila ka njoftuar gjithashtu ndërprejen e mënjëhershme edhe të kampionatit të basketbollit, që është një nga më të ndjekurit, ndërsa gjithashtu janë ndërprerë edhe kampionatet e hendbollit dhe volejbollit në këtë vend.

 

Leave a Reply